Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, vizitoi sot Kievin për herë të parë pas pushtimit rus në Ukrainë. Tema kryesore e takimit ishte mundësia për ndërtimin e paqes, ndërsa Ukraina lufton kundër pushtimit të Rusisë. Bisedimet u fokusuan edhe në çështjet aktuale në marrëdhëniet dypalëshe hungareze-ukrainase, njoftoi zëdhënësi i Orban, Zolta Kovacs. Orban njihet si aleati më i afërt i presidentit rus Vladimir Putin në BE, pasi ka bllokuar, vonuar ose zbutur në mënyrë rutinë përpjekjet e BE-së për të shtrirë ndihmën për Ukrainën dhe për të sanksionuar Moskën. Blloku ka ngrirë fonde për Budapestin, pasi ka akuzuar Orbán se ka kryer fushata të shumta anti-BE. Një ditë më parë, Hungaria mori presidencën e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian. Zyrtarët hungarezë kanë treguar se do të veprojnë si “ndërmjetës të ndershëm” në rol pavarësisht shqetësimeve nga disa ligjvënës të BE-së se historia demokratike e Hungarisë e bën të papërshtatshëm drejtimin e bllokut.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)