Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Aleanca ushtarake emëroi shefin e ardhshëm të NATO-s, ktyeministrin holandez, Mark Rutte.
“Këshilli i Atlantikut Verior vendosi ta emërojë kryeministrin holandez Mark Rutte si sekretar të Përgjithshëm të NATO-s, i cili do ta pasojë Jens Stoltenbergun”, njoftoi NATO-ja përmes një komunikate.
Rutte do ta marrë detyrën e sekretarit të Përgjithshëm të aleancës ushtarake nga 1 tetori 2024, kur i mbaron mandati shefit të aktual, Jens Stoltenberg.
Stoltenberg, i cili ka 10 vjet në krye të NATO-s, tha se po e lë aleancën në “duar të sigurta” dhe e quajti Ruttes një lider të “fuqishëm transatlantik”.
Emërimi i Ruttes u bë formal pasi rivali i tij i vetëm për këtë post, presidenti rumun Klaus Iohannis, njoftoi dorëheqjen nga gara, pasi kishte dështuar të siguronte mbështetje.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)