Bota & Kuriozitete

KRYEMINISTRI IZRAELIT,NETANYAHU: ME OSE PA MARRËVESHJE, IZRAELI HYN NE RAFAH

todayApril 30, 2024 5

Background
share close

Qindra vetë kanë vazhduar protestat në Izrael duke kërkuar një marrëveshje armëpushimi dhe lirimin e menjëhershëm të pengjeve të mbajtura në robëri nga Hamasi në Gaza. Mbrëmjen e djeshme, protestuesit u shfaqën në rrugë me pankarta drejtuar qeverisë izraelite, si “Rafah mund të presë, pengjet nuk munden”, teksa i vunë zjarrin objekteve, duke bllokuar rrugët e qytetit. Por pavarësisht protestave, kryeministri izraelit, Netanyahu, u zotua të nisë një inkursion. Ai i bëri komentet e tij gjatë një takimi me forumet e familjeve izraelite të ushtarëve dhe pengjeve të rënë në Gaza. Netanyahu tha se Izraeli do të hyjë në Rafah për të shkatërruar batalionet e Hamasit atje “me ose pa marrëveshje.” Megjithatë, ditët e fundit, politikanët izraelitë kanë treguar se do të ishin të hapur për një marrëveshje pengje në këmbim të pezullimit të një pushtimi të planifikuar tokësor të Rafahut. Gjithashtu, pas bisedimeve të fundit në Kajro, Hamasi ka thënë se është duke e shqyrtuar ofertën e Izraelit për një armëpushim 40-ditor në luftën në Rripin e Gazës.

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%