Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Kryeministri sllovak, Robert Fico, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Robert Fico u transferua fillimisht dje në spitalin e Hadlovës dhe më pas në Banska Bystrica, ku menjëherë hyri në sallën e operacionit. Sipas informacioneve nga lajmet sllovake, Fico u operua për më shumë se tre orë, ndërsa gjendja e tij u cilësua si veçanërisht e vështirë. Ai mori një plumb në bark, i cili kaloi përmes tij dhe e preku në ijë, ndërsa një plumb tjetër e qëlloi në shpatull. Të njëjtat burime folën për gjakderdhje në bark, të cilën mjekët nuk e ndaluan dot. Anëtarët e kabinetit të kryeministrit ia atribuan “motiveve politike”, tentativën për vrasjen e tij. Autori, që qëlloi me armë zjarri, është një shkrimtar 71-vjeçar dhe ish-punonjësi i kompanisë së sigurisë Yuri Tsindula. Sulmuesi 71-vjeçar, përshkruhet në postimet e tij në Facebook si simpatizant dhe mbështetës i grupit paraushtarak pro-rus Slovenskí Branci, i njohur për lidhjet me Kremlinin. “Slovenskí Branci” janë akuzuar për përpjekje për të rekrutuar të rinj në të gjithë Sllovakinë për aksion paraushtarak.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)