Shqiperi & Kosove

Kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë takohen sot në Bruksel

todayJuly 2, 2024 4

Background
share close

Kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, takohen sot në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, paralajmëroi se në krye të agjendës së diskutimeve do të jetë zbatimi urgjent i Marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve. Gjithashtu, shefi i diplomacisë evropiane Zhozep Borrell ka kërkuar guxim, vizion dhe vullnet politik të liderëve. Sipas tij, pritjet e BE-së dhe vendeve anëtare nuk do të ndryshojnë. Detyrimet Kosovë-Serbi nuk do të zhduken. Pritjet që Bislimi dhe Petkoviq të dakordohen, nuk janë të mëdha. Disa raunde bisedimesh mes tyre për ndalimin e dinarit serb në Kosovë, përfunduan në maj pa ndonjë marrëveshje. Javën e kaluar në Bruksel dështuan përpjekjet e BE-së për një takim trepalësh me kryeministrin, Kurti dhe presidentin e Serbisë, Vuçiq.

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%