Informacione për Suedin & Gede Juridik

Kur fëmija juaj mbush mosjën 18 vjeç. Rregulla të reja kur fëmijët bëhen të rritur në kontekstin e emigracionit familjar në Suedi

todayApril 25, 2025 334 1

Background
share close

Kur një fëmijë mbush 18 vjeç, ai nuk mbulohet më automatikisht nga rregullat për emigracionin familjar. Po kështu, në moshën 21 vjeç, ai nuk konsiderohet më bashkë-aplikant në disa lloje lejesh qëndrimi që lidhen me prindërit. Kjo sjell pasoja për të drejtën për të qëndruar në Suedi.

Çfarë ndodh pas moshës 18 vjeç?

  • Fëmija nuk përfshihet më në kategorinë e “të miturve” për qëllime të ribashkimit familjar.
  • Nuk mund të marrë më leje qëndrimi thjesht përmes lidhjes familjare.
  • Mund të aplikojë për leje qëndrimi për arsye të tjera: arsye mbrojtjeje, punë ose studime.

Kufijtë e moshës në imigracionin familjar

  • 18 vjeç – Kufiri për fëmijët që vijnë përmes lidhjes familjare (për shembull, nëse prindi ka leje qëndrimi për mbrojtje).
  • 21 vjeç – Kufiri për fëmijët e bashkë-aplikantëve të punëtorëve të zakonshëm.
    • Përjashtime: Për kartat blu të BE-së, TIK, studiuesit dhe të vetëpunësuarit, kufiri është 18 vjeç.

Raste të veçanta të varësisë.

Në disa raste të jashtëzakonshme, edhe personat mbi 18 vjeç mund të marrin leje qëndrimi për t’u bashkuar me familjen në Suedi nëse ekziston një marrëdhënie e veçantë varësie. Vetëm lidhja prind-fëmijë nuk është e mjaftueshme, duhet të provohet se fëmija është ende i varur për jetesën.

Leje qëndrimi për arsye të tjera

Nëse një person mbi 18 vjeç nuk mund të qëndrojë përmes lidhjes familjare, ekzistojnë këto mundësi:

  • Leje qëndrimi për mbrojtje personale
  • Leje qëndrimi për studime ose punë, aplikimi duhet bërë nga jashtë Suedisë, përveç rasteve të përjashtimeve për ndryshimin e statusit.

Dallimi midis lejes së përhershme dhe asaj të përkohshme

Pas vitit 2021, shumë më tepër leje qëndrimi janë të përkohshme, jo të përhershme.

  • Për të marrë leje qëndrimi të përhershme, zakonisht kërkohet të keni pasur një leje për të paktën 3 vite.
  • Nëse një fëmijë shoqërues mbush 18 vjeç gjatë periudhës së qëndrimit të përkohshëm, nuk mund të rinovojë më lejen thjesht si “fëmijë i një të rrituri”.

Rëndësia e moshës në kohën e vendimit

Bordi Suedez i emigracionit merr parasysh moshën në momentin e marrjes së vendimit, jo në kohën e aplikimit. Kjo mund të ndikojë ndjeshëm në rezultat, sidomos për shkak të kohëve të gjata të shqyrtimit.

Kohët e shqyrtimit të aplikimeve

  • Zgjatja e parë e lejes së përkohshme në vitin 2024: rreth 400 ditë pritje.
  • Zgjatjet e zakonshme: mesatarisht 200 ditë.
  • Në vitin 2025, pritet që më shumë raste të përpunohen dhe të merren vendime më shpejt.

Rendi i shqyrtimit

Bordi i emigracionit nuk i shqyrton gjithmonë rastet sipas radhës së aplikimit. Disa faktorë ndikojnë në prioritet:

  • Kompleksiteti i aplikimit
  • Nevoja për hetim shtesë ose intervistë
  • Nëse dokumentacioni është i plotë

Aplikim për të rritur që duan të jetojnë me një të afërm

Nëse jeni mbi 18 vjeç dhe doni të bashkoheni me një të afërm në Suedi, mund të gjeni më shumë informacione këtu:

Migrationsverket – Vuxen som vill bo med annan släkting

Ju lutemi vini re se të gjitha rastet trajtohen individualisht dhe nuk mund t’ju përgjigjen paraprakisht se si do të vlerësohet aplikimi juaj ose i anëtarit të familjes suaj.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%