Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Kosova ka filluar përgatitjet për gërmime në Kozhle të Serbisë, në kërkim të personave të zhdukur gjatë luftës së Kosovës. Lajmin e bëri të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, teksa tha se Qeveria e Kosovës nuk do të rresht së kërkuari drejtësi për krimet e luftës dhe të vërtetën për 1595 personat e zhdukur. Në bazë të marrëveshjes së arritur në Bruksel, Kosova ka dërguar disa kërkesa zyrtare për hapjen e arkivës së brigadës 37 të Ushtrisë Jugosllave përgjegjëse për masakrat në Kosovë. Sipas kryeministrit Kurti, strategjia e Serbisë ishte “nuk ka kufomë, nuk ka krim”.
Deklarata e Kurtit
“Gjatë viteve 1998-1999, forcat policore dhe ushtarake të Serbisë të urdhëruara nga shteti i Serbisë kryen qindra masakra dhe mijëra zhdukje me dhunë mbi shqiptarët e Kosovës në kuadër të projektit gjenocidal për shfarosjen e popullit tonë. Nuk ka kufomë, nuk ka krim, ishte strategjia e shtetit të Serbisë për fshehjen e krimeve të kryera mbi shqiptarët në Kosovë. Kjo strategji vazhdon të zbatohet edhe sot nga trashëgimtarë politik të Millosheviqit në Beograd. Këtë javë pas shumë përpjekjeve dhe angazhimeve nga Komisioni ynë Qeveritar, kanë filluar përgatitjet për gërmimet në lokacionin Kozhle, mes Novi Pazarit dhe Tutinit në Serbi e shpresojmë që kjo nuk është një përpjekje e re nga shteti serb për të evituar nga agjenda e gërmimeve, lokacionet e tjera të shënjuara nëpër Serbi.”
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)