Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Serbia po intensifikon bashkëpunimin me Rusinë, Iranin dhe Kinën, duke paralajmëruar se ka rrezik të vërtetë për një luftë të re në rajon. Gjatë fjalimit në Konferencën e Mbrojtjes, që po mbahet në Londër, Kurti tha se në kohën kur Evropa po përjeton një luftë në Ukrainë, nuk duhet të injorohet edhe një luftë më rajon.
“Tre nga katër brigadat e kombinuara të ushtrisë së Serbisë, përfshirë 48 baza operuese përreth kufirit me Kosovën, duke mos përfshirë edhe njësi të tjera të specializuara, janë të stacionuara në jug të territorit, afër kufirit me Kosovën. Kërcënimi nuk është thjesht teorik. Rreziku i një lufte të re është i vërtetë”, tha Albin Kurti.
Ai shtoi se Kosova nuk është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që është i cenueshëm ndaj sulmeve fizike. Sipas tij, kërcënimi manifestohet edhe përmes infrastrukturës të dezinformimit “që Rusia ka ndihmuar të ndërtohet”.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)