Blog

1061 Results / Page 105 of 107

Background

Informacione për Suedin & Gede Juridik

Keshille nga juristja Gentiana Dedaj lidhur me lejen prinderore

Muajt e fundit jam vene ne kontakt me shume qytetare, bashkeatdhetare dhe jo vetem, ndaj te cileve eshte ngritur padi per vepren penale te mashtrimit lidhur me pagesen e lejes prinderore. Ne shumicen derrmuese te rasteve behet fjale per rastet ku personi i dyshuar dhe me pas i paditur ka punuar ose ka patur pushime ne te njejten kohe qe ka marre edhe pagese per leje prinderore. Nga numri i […]

todayMay 30, 2024 208 5

Shqiperi & Kosove

Kuvendi i Shqipërisë miraton rezolutën antikorrupsion

Gjatë ditës së djeshme, Kuvendi miratoi me 72 vota pro, 2 kundër dhe asnjë abstenim rezolutën e propozuar nga PS për antikorrupsionin dhe mirëqeverisjen. Projektrezoluta antikorrupsion e propozuar nga maxhoranca u shoqërua me debate në Kuvend. Kjo rezolutë synon të rrisë forcimin e ligjit të luftojë korrupsionin si edhe të përafrojë legjislacionin shqiptar me atë të Bashkimit Europian. Sipas kryeministrit Edi Rama, flamuri shqiptar do të ngulet në Bashkimin Evropian […]

todayMay 28, 2024 12

Shqiperi & Kosove

Sylvinho publikon listën paraprake të futbollistëve për Euro2024

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, ka publikuar listën paraprake të 27 futbollistëve që do të mblidhen për përgatitjet në kuadër të “Euro 2024”.  Lista finale do të shpallet zyrtarisht më 7 qershor. Shqipëria do të nisë rrugëtimin e saj në Dortmund, më 15 qershor, ku do të përballet me Italinë. Sfida e dytë e Shqipërisë do të jetë ndaj Kroacisë më 19 qershor, e më pas me Spanjën më 23 qershor.

todayMay 27, 2024 15 2

Shqiperi & Kosove

Asambleja Parlamentare e NATO-s miratoi rekomandimin për avancim të statusit të Kosovës, nga anëtare vëzhguese në anëtare të asocuar

Asambleja Parlamentare e NATO-s miratoi rekomandimin për avancim të statusit të Kosovës, nga anëtare vëzhguese në anëtare të asocuar. Shumica e vendeve kanë votuar “për”, një votë ka qenë kundër dhe 14 vende të tjera kanë abstenuar. Takimi i Asamblesë u mbajt në Sofje të Bullgarisë. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nëpërmjet një postimi në X, falënderoi vendet anëtare dhe tha se e ardhmja e Kosovës është në NATO. Për […]

todayMay 27, 2024 9

Shqiperi & Kosove

Përleshje në Shkup, 1 person i vdekur, 2 të plagosur

Mbrëmjen e djeshme në Shkup, ka ndodhur një përleshje me armë zjarri. Sipas informacioneve, 1 person mbeti i vdekur edhe dy të tjerë të plagosur. Bëhet me dije se viktima është shqiptar, personazh i njohur muzikanti Amar Ismani. Prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike (PTHP) Shkup, së bashku me ekipet hetuese të MPB-së, gjatë natës kanë kryer hetime. Prokurori publik ka lëshuar urdhër për ekspertizë të gjurmëve të marra […]

todayMay 27, 2024 14

Shqiperi & Kosove

Tiranë, makina merr flakë në ecje

Një automjet është përfshirë nga flakët në autostradë, në Tiranë. Mësohet se në momentin kur ka marrë flakë, makina ka qenë ende në ecje. Policia ndodhet në zonë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, megjithatë akoma nuk dihen shkaqet. Mësohet se nuk ka asnjë të lënduar.

todayMay 26, 2024 11

Shqiperi & Kosove

Serbia i kërkon NATO-s të mos ia avancojë statusin Kosovës

Delegacioni i Parlamentit të Serbisë, që ka marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Sofje, përmes një letre, i ka kërkuar kësaj Asambleje që të mos i japë Kuvendit të Kosovës statusin e anëtarit të asocuar. Delegacioni serb u takua me kreun e delegacionit amerikan në NATO, Michael Turner, të cilit iu dorëzua një letër nga kryeparlamentarja e Serbisë, Ana Bërnabiq. Përmes letrës, Serbia u bëri thirrje […]

todayMay 26, 2024 12

Shqiperi & Kosove

Kurti: Rajoni, i rrezikuar vërtetë nga një luftë e re

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Serbia po intensifikon bashkëpunimin me Rusinë, Iranin dhe Kinën, duke paralajmëruar se ka rrezik të vërtetë për një luftë të re në rajon. Gjatë fjalimit në Konferencën e Mbrojtjes, që po mbahet në Londër, Kurti tha se në kohën kur Evropa po përjeton një luftë në Ukrainë, nuk duhet të injorohet edhe një luftë më rajon. “Tre nga katër brigadat e kombinuara të […]

todayMay 23, 2024 12 2

Shqiperi & Kosove

David Cameron viziton Tiranën

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron, viziton sot Shqipërinë, ku do të takohet me liderët e vendit. Cameron u takua me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, e më pas do të takohet me presidentin Bajram Begaj dhe ministrin e Jashtëm Igli Hasani. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është zbukuruar me flamuj britanikë dhe shqiptarë, ndërsa në ndërtesën e Universitetit Politeknik është vendosur një banderolë ku shkruhet “Mirë se […]

todayMay 22, 2024 14 2

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%