Avioni goditet nga turbulencat e forta/ 30 të lënduar
30 persona të lënduar, gjatë turbulencave të forta që goditën avionin, i cili fluturonte nga Madridi për Montevideo. Avioni Boeing i kompanisë ajrore Air Europa, bëri ulje emergjente në Brazil. Avioni, i cili kishte 325 pasagjerë në bord, u përplas me turbulencat mbi Atlantik, kur gati kishte arritur në bregun brazilian, tha një zëdhënës i Air Europa. Avioni, pastaj, u ul normalisht dhe u prit nga autoambulancat. Zyrtarët e aeroportit thanë se […]