Blog

1959 Results / Page 191 of 196

Background

Bota & Kuriozitete

Përmbytjet në Brazil, të paktën 5 të vdekur dhe 18 të zhdukur

Të paktën pesë persona kanë vdekur në jug të Brazilit dhe 18 të tjerë janë zhdukur për shkak të shirave të dendur dhe përmbytjeve që kanë prekur shtetin e Rio Grande do Sul. Rreth 100 njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre dhe 200 të tjerë po zhvendosen në strehimore, sipas të dhënave nga autoritetet shtetërore. Gjatë orëve në vijim, sasia e reshjeve pritet të mbetet e lartë, ndërsa të […]

todayMay 1, 2024 5

Bota & Kuriozitete

OKB: Një operacion tokësor në Rafah do të ishte një tragjedi 

Kreu i OKB për çështjet humanitare, Martin Griffiths ka deklaruar se një operacion izraelit tokësor në Rafah do të ishte një tragjedi e papërshkrueshme. Ai bën thirrje që palët të ulen dhe të gjejnë një zgjidhje për këtë konflikt që ka marrë jetën e mijëra njerëzve. Megjithëse kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar forcat ushtarake izraelite do të asgjësojnë Hamasin me ose pa marrëveshje. Nga ana tjetër, Hamas po shqyrton […]

todayMay 1, 2024 6 2

Bota & Kuriozitete

OBSH: Gripi i shpendëve mund të infektojë bagëtitë dhe jo vetëm në SHBA

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi mbi rrezikun e infektimit të lopëve përtej Shteteve të Bashkuara me virusin H5N1, i pranishëm në shumë zogj shtegtarë. Zyrtarët amerikanë po përpiqen të verifikojnë sigurinë e qumështit dhe mishit pas konfirmimit të virusit të gripit të shpendëve në disa ferma lopësh në nëntë shtete që nga fundi i marsit dhe një individi në Teksas. “Ndërsa zogjtë shtegtarë që mbarin virusin vazhdojnë ritualin e tyre […]

todayMay 1, 2024 4 2

Bota & Kuriozitete

Shembet autostrada në Kinë/ 19 viktima

Të paktën 19 persona kanë vdekur në provincën Guangdong, në Kinë, nga shembja e një pjese të një autostrade. Sipas njoftimeve të mediave të huaja, në aksident janë përfshirë 18 automjete. Në bordin e automjeteve ndodheshin 49 persona dhe të paktën 19 prej tyre kanë vdekur.

todayMay 1, 2024 11 2

Bota & Kuriozitete

Si është gjendja shëndetësore e Kate Middleton?- sqaron Princi William.

Princi William konfirmoi se Princesha e Uellsit, Kate Middleton, “po shkon mirë”, duke iu referuar çështjes së saj shëndetësore që ka tërhequr vëmendjen globale. Menjëherë pasi vizitoi qendrën e parandalimit të vetëvrasjeve në Newcastle, Princi William foli me gazetarët dhe korrespondentët mbretërorë që ishin mbledhur jashtë për ta takuar atë. Ndër të tjera ai u pyet për bashkëshorten e tij, Kate Middleton dhe familjen e tyre, pasi pak kohë më parë u […]

todayMay 1, 2024 3 3

Bota & Kuriozitete

Bayern dhe Real ndahen në paqe

Bayern Munich dhe Real Madrid barazuan 2-2 në ndeshjen e parë gjysmëfinale mes tyre në Champions League, zhvilluar në Gjermani. Bavarezët e filluan ndeshjen mirë, duke treguar se kush janë të zotët e shtëpisë. Duhej minuta e 24 që një pasim fantastik i Kroos të shfrytëzohej mirë nga Vinicius, me madrilenët që morën kryesimin në pjesën e parë. Në fraksionin e dytë Bayern Munich u shkund dhe përmbysi ndeshjen për […]

todayMay 1, 2024 4 2 2

Bota & Kuriozitete

Sot, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

Dita e Punës, ose Festa e Punëtorëve, është një festë që festohet më 1 maj të çdo viti, e cila synon të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale dhe vështrimin ekonomik-social të punëtorëve. Më saktësisht, ajo i referohet kujtimit të protestave të punëtorëve që synonin një të drejtë të madhe dhe që konsistonte ne orarin e punës, në 8 orë. Këto protesta çuan në nxjerrjen e një ligji që u miratua […]

todayMay 1, 2024 7 2

Bota & Kuriozitete

Netanyahu- Gjykata Ndërkombëtare Penale nuk ka asnjë autoritet mbi Izraelin.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se GJNP nuk ka asnjë autoritet mbi shtetin e Izraelit dhe se mundësia e lëshimit të urdhër-arresteve për krime lufte kundër komandantëve të IDF ( Forcat e Mbrojtjes së Izraelit) dhe liderëve shtetërorë është një skandal në përmasa historike. “Do të jetë hera e parë që një vend demokratik, duke luftuar për jetën e tij sipas të gjitha rregullave të së drejtës ndërkombëtare, do të […]

todayApril 30, 2024 5

Bota & Kuriozitete

Leu flokët me ngjyrat e flamurit të Ukrainës, ndjekje penale për të riun rus

Policia ruse ka ndjekur penalisht një banor të Moskës, duke e akuzuar për shpifje ndaj ushtrisë ruse, pasi i ka lyer flokët blu dhe të verdhë, ngjyrat e Ukrainës, tha një organizatë joqeveritare ruse. I riu, Stanislav Netesov shkoi në një stacion policie në qendër të Moskës pasi u sulmua, u rrah dhe iu vodh telefoni një ditë më parë, shpjegon organizata OVD-Info, e cila monitoron shtypjen e zërave kritikë ndaj Kremlinit dhe […]

todayApril 30, 2024 6 2

Bota & Kuriozitete

Mbreti Karl III i rikthehet detyrave publike pas diagnostikimit me kancer.

Mbreti Karl III i është rikthyer detyrave publike pas një periudhe të trajtimit dhe rikuperimit nga kanceri. Pallati mbretëror njoftoi se monarku së bashku me gruan e tij, Mbretëreshën Camilla, vizituan një qendër të trajtimit të kancerit, ku u takuan me specialist mjekësorë dhe pacientë. Ky është angazhimi i parë i Mbretit Karl III, teksa pallati mbretëror ka njoftuar se për vizitë zyrtare në qershor do të jetë perandori japonez […]

todayApril 30, 2024 2 2

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%