Blog

2038 Results / Page 195 of 204

Background

Bota & Kuriozitete

Dielli lëshon valën magnetike të zjarrtë, më të madhe në rreth një dekadë

NOAA, Administrata Kombëtare për Oqeanet dhe Atmosferën, ka lajmëruar se dielli lëshoi valën më të madhe të zjarrtë në gati një dekadë, ditën e djeshme, vetëm pak ditë pasi stuhitë e forta diellore goditën Tokën duke krijuar  dritat e veriut, “Aurora Borealis”.  Valën e flakës diellore e shkakton një shpërthim intensiv rrezatimi që vjen nga çlirimi i energjisë magnetike që lidhet me njollat në sipërfaqen diellore. Sipas NOAA-s, ky është […]

todayMay 15, 2024 12 2

Bota & Kuriozitete

Shembet billboard-i mbi njerëzit në Mumbai, të paktën 14 viktima, njerëz ende të bllokuar

Të paktën 14 kalimtarë janë vrarë nga shembja e tabelës në Mumbai të Indisë. Një tabelë e madhe u shemb mbi njerëzit gjatë shirave të rrëmbyeshëm dhe stuhive në qytetin perëndimor të Indisë, Mumbai, duke vrarë të paktën 14 dhe plagosur rreth 70 të tjerë, thanë raportet. Shiu, i shoqëruar nga erëra të forta, bëri që tabela 30 metra e lartë të binte mbi një pikë karburanti në periferi, mbrëmjen […]

todayMay 14, 2024 8 2

Bota & Kuriozitete

Del në ankand kopertina e romanit “Harry Potter dhe Guri Filozofik”

Del në ankand kopertina e romanit 'Harry Potter dhe Guri Filozofik', i cili pritet të vendosë rekord. Kopertina origjinale e romanit pritet të shitet deri në 600 mijë dollarë në ankandin e muajit të ardhshëm. Kjo është vlera më e lartë e vendosur ndonjëherë në një objekt të lidhur me Harry Potter, sipas shtëpisë së ankandit Sotheby's. Imazhi paraqet magjistarin e ri Harry Potter, gati për të hipur në trenin […]

todayMay 14, 2024 6 2

Bota & Kuriozitete

Ghost Shark dhe Manta Ray/ Australia dhe SHBA zbulojnë dronët nënujorë

Ghost Shark dhe Manta Ray janë mjetë nënujore pa ekuipazh – UUV ose drone – të prezantuara së fundmi nga Australia dhe Shtetet e Bashkuara përkatësisht. Ekspertët thonë se këto automjete nënujore mund të përfaqësojnë të ardhmen e “luftës” nënujore, duke treguar aftësinë për të ushtruar fuqi duke minimizuar rrezikun për jetën e njerëzve. Dronët ajrore detare mund të kontrollohen duke përdorur satelitët dhe valët e dritës dhe radios. Por […]

todayMay 14, 2024 10 2

Bota & Kuriozitete

Mbreti Charles i Britanisë i jep titullin ushtarak djalit të tij William

Mbreti Charles i Britanisë i dorëzoi një rol të lartë ushtarak djalit të tij William në një ceremoni në Hampshire. Charles i dha Princit të Uellsit titullin e Kryekolonelit të Korpusit Ajror të Ushtrisë, një pozicion që 75-vjeçari e mbajti për 32 vjet. “Gjëja e mrekullueshme është se ai është vërtet një pilot shumë i mirë,” tha Charles për djalin, një ish-pilot kërkimi dhe shpëtimi helikopteri për Forcën Ajrore Mbretërore.

todayMay 14, 2024 6 2

Bota & Kuriozitete

Blinken në vizitë të paparalajmëruar në Ukrainë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, arriti në Ukrainë në mbrëmjen e 13 majit. Gjatë kësaj vizite ai do të takohet me zyrtarë të lartë ukrainas për të riafirmuar mbështetjen e Uashingtonit për Ukrainën. Gjithashtu, Blinken do të takohet me presidentin Volodymyr Zelensky, kryeministrin ukrainas dhe Ministrin e Jashtëm. Sipas zëdhënësit të Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, kryediplomati amerikan dhe udhëheqja ukrainase do të diskutojnë për më të rejat […]

todayMay 14, 2024 3 2

Bota & Kuriozitete

Gazetarja kineze e burgosur për raportimin e saj për Covid do të lirohet pas katër vitesh burg

Gazetarja kineze, e cila raportoi shpërthimin fillestar të Covid-19 në Wuhan, qëndroi në burg për katër vite. Gazetarja Zhang Zhan do të lirohet të hënën pas vuajtjes së dënimit, sipas mbështetësve dhe një vendimi gjyqësor. Zhang Zhan ishte një nga të paktët gazetarë të pavarur kinezë që raportonte në Wuhan pasi metropoli prej 11 milionë banorësh hyri në një bllokim të plotë, duke ofruar një paraqitje të rrallë, të pafiltruar […]

todayMay 13, 2024 8 2

Bota & Kuriozitete

Frika nga lufta, Gjermania drejt rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak

Pas ambicieve luftarake të Kremlinit, Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, po mendon rekrutimin e detyrueshëm për të gjithë 18-vjeçarët. Përveç burrave, ministria gjermane po mendon të rekrutojë gra për të rritur numrin e forcave të armatosura. Ekspertët ushtarakë në Berlin janë në fazat përfundimtare të diskutimit të tre opsioneve, dy prej të cilave përfshijnë një formë të rekrutimit. Siç u zbulua në mediat gjermane, Ministri gjerman i mbrojtjes do […]

todayMay 13, 2024 7 2

Bota & Kuriozitete

Shtylla e hekurit 1600 vjeçare në Indi, e pa ndryshkur

Shtylla misterioze e hekurit në Indi, 7.2 metra e gjatë dhe 6 tonë e rëndë, është ekspozuar ndaj elementeve për më shumë se 1.600 vjet dhe nuk është ndryshkur asnjëherë. Në mënyrë të jashtëzakonshme, shtylla tani është po aq e pastër sa dita kur u farkëtua, duke sfiduar si moshën, ashtu edhe vështirësitë mjedisore, duke përfshirë temperaturat intensive të kryeqytetit indian dhe ndotjen në rritje. Ekspertët e Institutit Indian të […]

todayMay 13, 2024 9 2

Bota & Kuriozitete

BLINKEN: IZRAELI, NË MOSPËRPUTHJE ME TË DRJETËN NDËRKOMBËTARE

Ndërkohë që forcat izraelite shtrin edhe më thellë operacionin e tyre në Rafah, paralajmërimet vazhdojnë kundër ofensivës në rritje në Rafah, e konsideruar si streha e fundit në Gaza për më shumë se një milion civilë si dhe bastioni i fundit i Hamasit. Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken përsëriti kundërshtimin ndaj një sulmi të madh ushtarak ndaj Rafahut. Ai tha se Izraeli veproi në mospërputhje me të drejtën ndërkombëtare. “Rezultatet […]

todayMay 13, 2024 9 2

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%