Të paktën 12 viktima nga sulmet ruse në një qendër tregtare në Kharkiv, të Ukrainës
Të paktën 12 persona të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të plagosur nga bombardimet ruse në një qendër tregtare në Kharkiv. Guvernatori i rajonit të Kharkivit, Oleh Synyehubov, duke raportuar viktimat, tha se ekipet e shpëtimit druajnë se numri i viktimave do të rritet. Sipas tij, sulmi u krye me dy predha nga Rusia, të njohura si “bomba rrëshqitëse”, pasi armë të tilla rrëshqasin drejt objektivit me apo pa sistem […]