Qindra të vdekur në Afganistan nga vërshimet sezonale
Qindra njerëz kanë vdekur dhe një numër i madh i tyre janë lënduar si pasojë e përmbytjeve nga reshjet sezonale në Afganistan. Pjesa veriore e vendit pësoi vërshimet më të mëdha. Zëdhënësi i qeverisë talibane shkroi në rrjetin social X se “qindra njerëz vdiqën nga këto vërshime katastrofike, derisa një numër i madh njerëzish kanë pësuar lëndime”. Ai shtoi se shkatërrimi i madh ka rezultuar në humbje të jashtëzakonshme financiare. […]