Prishtina notë proteste Shkupit, për incidentin e ndodhur ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit në Aeroportin e Shkupit. Reagime të shumta politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut
Ministria e Jashtme dhe Diasporës së Kosovës njoftoi se i ka paraqitur një notë proteste autoriteteve në Maqedoninë e Veriut duke kërkuar sqarim të plotë për skandalin me presidenten Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës tha se përveç paraqitjes së notës së protestës, kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, mbrëmjen e 1 gushtit, e ka thirrur në bisedë sqaruese ambasadoren maqedonase në Kosovë, ndërsa është […]