Bota & Kuriozitete

Mbi 10 të mbytur nga përmbytjet që shkaktoi shembja e papritur e digës në Kenia.

todayApril 29, 2024 9

Background
share close

Të paktën 10 persona kanë vdekur si pasojë e shembjes së papritur të një dige në Kenia, nga përmbytjet që vërshuan në zonat e banuara. Shembja e digës ka shkaktuar dëme të mëdha në fshatrat e përfshira, duke shkatërruar disa shtëpi, si dhe ka ndërprerë trafikun në autostradën kryesore. Operacionet kërkimore kanë vazhduar për të gjetur banorët e zhdukur. Autoritetet thanë se 15 familje janë detyruar të zhvendosen. Kreu i policisë së zonës tha se numri i viktimave mund të rritet teksa numri të zhdukurve është i konsiderueshëm. Zyrtarët thanë se grupet e shpëtimit ende po kërkojnë në rrënojat e shtëpive të shembura nga balta. Deputeti zonës tha se ende nuk është llogaritur masa e dëmeve dhe e viktimave, por operacionet e shpëtimit vijojnë. Rrjeti vendas TV47 Kenya tha më vonë se 20 trupa ishin nxjerrë nga masa e rrënojave, por shifra ende nuk është konfirmuar nga autoritetet.

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%