Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Mbreti Karl III i është rikthyer detyrave publike pas një periudhe të trajtimit dhe rikuperimit nga kanceri. Pallati mbretëror njoftoi se monarku së bashku me gruan e tij, Mbretëreshën Camilla, vizituan një qendër të trajtimit të kancerit, ku u takuan me specialist mjekësorë dhe pacientë. Ky është angazhimi i parë i Mbretit Karl III, teksa pallati mbretëror ka njoftuar se për vizitë zyrtare në qershor do të jetë perandori japonez Naruhito dhe perandoresha Masako. Pallati shpreson se vizita e Mbretit do të tërheqë vëmendjen për rëndësinë e diagnostikimit të hershëm, si dhe trajtimet dhe kërkimet e reja inovative që po kryhen në spital, i cili mbështetet nga Cancer Research UK.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)