Bota & Kuriozitete

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

todayMay 15, 2024 2

Background
share close

Draft-rezoluta e propozuar për gjenocidin në Srebrenicë do të jetë në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 23 maj. Rezoluta mëton të shpallë 11 korrikun “Ditë Ndërkombëtare të Kujtimit dhe Shënimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë”. Rezoluta u referohet fakteve të përcaktuara nga aktgjykimet e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ashtu si edhe të gjykatave vendase. OKB-ja, siç thuhet në tekstin e rezolutës, “dënon pa rezervë çdo mohim të gjenocidit në Srebrenicë si fakt historik dhe u bën thirrje shteteve anëtare të ruajnë faktet, përfshirë përmes sistemeve arsimore, duke zhvilluar programe ët përshtatshme, por po ashtu si shenjë të kujtesës, në mënyrë që të parandalohet mohimi dhe shtrembërimi i fakteve, dhe kryerja e gjenocidit në të ardhmen”. Për gjenocidin në Srebrenicë, ku u vranë të paktën 8.372 boshnjakë, dhe për krimet e tjera të kryera në këtë rajon, më shumë se 50 persona janë dënuar me rreth 700 vjet burgim.

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%