Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Një gjobë prej gjashtë milionë dollarësh për Steven Kramer, një konsulent politik, i cili organizoi që qytetarët në Nju Hampshire të dërgojnë telefonata me zërin e presidentit amerikan Joe Biden, duke përdorur inteligjencën artificiale AI. Zëri u përdor për të bindur votuesit që të votonin për Biden, njoftoi Komisioni Federal i Komunikimeve të SHBA-së. Kramer pranoi se ai orkestroi dërgimin e postimeve për mijëra qytetarë të Nju Hampshirit përpara zgjedhjeve paraprake republikane dhe demokrate të 23 janarit që zgjodhën kandidatët presidencialë të partisë. Lingo Telekom, kompania e akuzuar për thirrjet robotike, përballet me një gjobë të mundshme prej dy milionë dollarësh, por në të dyja rastet një zgjidhje ose negociata të mëtejshme janë të mundshme. Mesazhi, me një zë të gjeneruar nga AI, që i ngjante Biden-it, ishte shprehja: “Çfarë budallenjsh” me të cilën votuesve iu tha se nëse shkojnë në zgjedhjet paraprake, do të humbasin të drejtën e votës në zgjedhjet presidenciale në nëntor të këtij viti.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)