Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Miratohet vendimi për fleksibilitet në oraret e punës. Punonjësit e administratës do të kenë fleksibilitet në oraret e punës, duke pasur mundësi të përcaktojnë vetë kur do të nisin ditën e punës. Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.
“Për të garantuar që administrata publike, të jetë një punëdhënës më tërheqës, parashikohet për herë të parë koncepti i orëve fleksibël, me qëllim jo vetëm optimizimin e gjithë procesit të menaxhimit të burimeve njerëzore në administratën publike, por mbi të gjitha për të garantuar një balancë më të mirë midis punës dhe jetës private të të gjithë punonjësve brenda administratës shtetërore. Punonjësit mund të zgjedhin të nisin ditën e punës më herët dhe ta përfundojnë më herët ose ta nisin më vonë dhe ta përfundojnë më vonë.”
Kusht është që të plotësohet orari i plotë, pra 8 orë e 30 minuta nga e hëna në të enjte dhe 6 orë ditën e premte dhe që punonjësit të jenë në punë çdo ditë në oraret 9:30 deri në 15:30, ndërsa ditën e premte nga ora 9:30 deri në 13:00.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)