Bota & Kuriozitete

Monako rrezikon të shtohet në listën e zezë për pastrim parash

todayJune 22, 2024 3

Background
share close

Monako është në rrezik të futet në një “listë gri” financiare ndërkombëtare, sepse nuk ka bërë përparim të mjaftueshëm në trajtimin e flukseve të paligjshme të parave. Task Forca e Veprimit Financiar (FATF) pritet të njoftojë zyrtarisht principatën se do t’i duhet të rrisë monitorimin për të adresuar mangësitë strategjike të pastrimit të parave. Një zhvillim i tillë do të dëmtonte ekonominë e Monakos. Institucionet e saj financiare kishin rreth 160 miliardë euro nën menaxhim në fund të vitit 2023, rreth 20 herë më shumë se PBB-ja e vendit. Tregu i pasurive të paluajtshme të Monakos, i cili është më i vogël në madhësi se Central Park i Nju Jorkut, është më i shtrenjti në botë.

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%