Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Ministrat e jashtëm të NATO-s u takuan në Pragë për të diskutuar mbështetjen për Ukrainën. Takimi vjen pasi, së fundmi, zyrtarët ukrainas kanë shtuar thirrjet ndaj administratës amerikane për të lejuar forcat e tyre të mbrohen kundër sulmeve ruse. Mirëpo, jo të gjitha vendet janë dakord për miratimin, pasi Rusia ka kërcënuar haptazi se nëse Ukraina përdor armët e Perëndimit, atëherë Perëndimi do të vuajë pasojat. Një ndër vendet që është kundër, është Italia e cila tha se nuk mund ti përdorim armët në Rusi sepse nuk jemi në luftë me Rusinë, por po mbrojmë Ukrainën.
Nga ana tjetër, ashtu si SHBA-të që e miratuan Ukrainën të përdorë municionet amerikane për të goditur Rusinë, Gjermania gjithashtu miratoi se Ukraina mund të përdorë armë të furnizuara nga Gjermania kundër sulmeve të nisura nga brenda Rusisë. Ministrja e Jashtme gjermane, tha se Ukraina ka të drejtën absolute për t’u mbrojtur nga sulmet ruse.
Gjithashtu, ministrat e jashtëm nga Suedia, Estonia, e Lituania deklaruan se Ukraina duhet të ndjekë të drejtën e saj humanitare ndërkombëtare dhe të mbrohet. I të njëjtit mendim ishte dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili madje shtoi se Ukraina ka të drejtë të godasë objektiva të ligjshme ushtarake brenda Rusisë.
Kjo ishte mbledhja e fundit e madhe diplomatike e NATO-s përpara një samiti liderësh në Uashington në korrik për të shënuar 75 vjetorin e themelimit të saj.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)