Shqiperi & Kosove

Në Maqedoninë e Veriut sot rivotohet në shtatë vendvotime

todayMay 22, 2024 5

Background
share close

Në Maqedoninë e Veriut po rivotohet në shtatë vendvotime në njësinë e pestë dhe të gjashtë zgjedhore, që mund të ndryshojnë numrin e mandateve të fituara nga partitë politike në zgjedhjet parlamentare të 8 majit. Në këto vendvotime të drejtë vote kanë 4.513 qytetarë. Rivotimi mbahet pasi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve konstatoi parregullsi në kutitë e votimit. Parregullsitë kishin të bëjnë kryesisht me gjetjen e më tepër fletëve të votimit nëpër kutitë e votimit. Pas rivotimit, KSHZ-ja pritet t’i certifikojë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, për të nisur formimin e Qeverisë së re. Qeveria e re pritet të jetë krijuar deri në javën e parë të muajit qershor. Në zgjedhjet e mbajtura më 8 maj, VMRO DPMNE-ja ka fituar 58 mandate, Fronti Evropian që drejtohet nga BDI-ja 19, koalicioni VLEN 13 mandate, dhe nga gjashtë mandate partia E Majta dhe Lëvizja ZNAM. Bashkimi Demokratik për Integrim ka akuzuar VMRO DPMNE-në, LSDM-në dhe koalicionin VLEN për “rivotim të kurdisur” me qëllim të, siç ka thënë, marrjes së dy mandateve në këto dy njësi zgjedhore. VMRO DPMNE-ja që fitoi zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale pret që nga rivotimi të marrë edhe një mandat më shumë siç pret edhe koalicioni VLEN. Maqedonia e Veriut është e ndarë në gjashtë njësi zgjedhore dhe në secilën prej tyre zgjidhen 20 deputetë nga 120 sa numëron Kuvendi.

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%