Bota & Kuriozitete

Netanyahu- Gjykata Ndërkombëtare Penale nuk ka asnjë autoritet mbi Izraelin.

todayApril 30, 2024 3

Background
share close

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se GJNP nuk ka asnjë autoritet mbi shtetin e Izraelit dhe se mundësia e lëshimit të urdhër-arresteve për krime lufte kundër komandantëve të IDF ( Forcat e Mbrojtjes së Izraelit) dhe liderëve shtetërorë është një skandal në përmasa historike.

“Do të jetë hera e parë që një vend demokratik, duke luftuar për jetën e tij sipas të gjitha rregullave të së drejtës ndërkombëtare, do të akuzohet për krime lufte. Nëse do të ndodhte, do të ishte një njollë e pashlyeshme për mbarë njerëzimin. Një krim urrejtjeje antisemitik, i cili do t’i shtonte karburant antisemitizmit. Qëllimi i kësaj mase nëse zbatohet, është të kërcënojë liderët dhe ushtarët e shtetit të Izraelit, në thelb të paralizojë kapacitetin mbrojtës të shtetit të Izraelit. Qeveria izraelite dhe qytetarët izraelitë e refuzojnë haptazi. Unë dua ta bëj të qartë një gjë: asnjë vendim, qoftë në Hagë apo diku tjetër, nuk do të komprometojë vendosmërinë tonë për të arritur të gjitha objektivat e luftës.”-tha kryeministri izraelit.

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%