Bota & Kuriozitete

New York ndalon platformat sociale për përdoruesit nën 18 vjeç

todayJune 10, 2024 1

Background
share close

New York do të bëhet shteti i shtatë amerikan që do të ndalojë rrjetet sociale të profilizojnë përdoruesit nën 18 vjeç. Ligji i miratuar vjen pas një ligji tjetër, i cili ndalon shitjen e të dhënave personale të përdoruesve nën 18 vjeç.

Guvernatorja, Kathy Hochul, do të nënshkruajë të dy ligjet në ditët e ardhshme, duke i bërë ato ekzekutive.

“Pa pëlqimin e qartë nga prindërit por për të qenë i sinqertë, edhe kur presin për një sistem funksional të verifikimit të moshës, platformat si TikTok dhe Instagram nuk do të jenë më në gjendje të përdorin algoritme për t’i nënshtruar përdoruesit e mitur ndaj përmbajtjes që përkufizohet si “varës” pra që krijojnë varësi”-u shpreh Hochul. Gjithashtu, Prokurorja e Përgjithshme, Letitia James, me fjalë të ashpra tha se:

“Fëmijët tanë po përjetojnë një krizë të shëndetit mendor dhe mediat sociale po ndezin zjarrin dhe po përfitojnë nga kjo epidemi”.

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%