Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Informacione për Suedin & Gede Juridik
Nga 1 janari 2027 do të ndryshojnë rregullat për grantin shtetëror për arsimin komunal të të rriturve me orientim profesional (komvux). Sipas ndryshimeve të reja, mbështetja nuk do të mund të lidhet më me mbyllje të mëdha kompanish apo me shkurtime masive nga puna.
Deri tani, ka ekzistuar një mundësi e përkohshme e njohur si Seksioni 4 a që u jepte komunave të drejtën të merrnin mbështetje shtesë nga shteti kur shumë vende pune zhdukeshin brenda një kohe të shkurtër. Kjo u lejonte komunave të organizonin shpejt arsim profesional që përputhej me nevojat e reja të tregut të punës.
Kur ndodhnin shkurtime të mëdha, grantet shtetërore ndihmonin që të krijoheshin shpejt vende të reja trajnimi. Por kjo kërkon mësues, pajisje, ambiente dhe planifikim sipas kërkesave të tregut të punës. Është proces i kushtueshëm dhe kërkon kohë, ndaj granti ka shërbyer si një shtysë për të vënë gjërat në lëvizje.
Nga viti 2027, kjo mundësi do të hiqet nga rregulloret.
Fokus i ri: rritja, jo kriza
Sipas rregullave të reja, granti shtetëror do të përqendrohet më shumë në mbështetjen e arsimit profesional që lidhet me institucione të reja dhe zgjerime në tregje pune në rritje, dhe jo më si një mjet emergjence në rast shkurtimesh.
Çfarë do të thotë kjo për komunat dhe qytetarët?
Për komunat dhe ofruesit e arsimit, ndryshimi do të thotë se granti qeveritar nuk do të jetë më një mjet i shpejtë për të përballuar kriza të mëdha punësimi.
Në praktikë, kjo nuk do të thotë se mundësia për të studiuar në komvux do të zhduket. Arsimi për të rritur do të vazhdojë. Por komunat nuk do të mund të marrin më para shtesë nga shteti vetëm sepse kanë ndodhur shkurtime të mëdha.
Për personat që humbasin vendin e punës pas vitit 2027, kjo mund të nënkuptojë se do të ketë më pak vende trajnimi të hapura menjëherë për të përballuar një krizë punësimi.
Nëse komuna juaj nuk ka mundësi ose gatishmëri të hapë një kurs të ri trajnimi, mund t’ju duhet të aplikoni për një program që ofrohet në një komunë tjetër.
Ndryshimet kryesore që hyjnë në fuqi më 1 janar 2027:
Burimi: Nyheter24.se
Përgatiti në shqip grupi: Informacion për Suedin
Written by: admin