Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Nisin debatet presidenciale në Amerikë, për zgjedhjet e nëntorit. Nga çështjet si emigracioni, aborti, politikat e jashtme, në armiqësi personale mes presidentit aktual, Joe Biden dhe ish presidentit, Donald Trump.
BIDEN- ” Kur u largua, gjërat ishin në kaos. Ne kishim një ekonomi që ishte në rënie të lirë. Ekonomia u rrëzua. Nuk kishte punë. Norma e papunësisë u rrit në 15%. Ishte e tmerrshme. Dhe ajo që duhej të bënim është të përpiqeshim t’i bashkonim përsëri gjërat. Krijuam vende të reja pune. U siguruam që të kishim zbritje të çmimeve të ilaçeve me recetë. Por ka më shumë për të bërë dhe më shumë për t’u bërë, njerëzit e klasës punëtore janë ende në telashe.”
Por sipas Trump, ekonomia në kohën e tij ishte më e larta në historinë e vendit. Ai tha se vendet e tjera kopjonin nga ta.
Biden dhe rivali i tij republikan u përleshën gjithashtu lidhur me politikën e jashtme. Sipas Trump, nëse ai do të ishte president asnjëra luftë nuk do të ndodhte. Ndërsa, Biden u përgjigj që Trump dëshiron të dalë nga NATO.
TRUMP- “Nëse do të kishim një president të vërtetë, Putini kurrë nuk do ta kishte pushtuar Ukrainën. Shumë njerëz janë të vdekur tani, shumë më tepër se ç’e dinë njerëzit. Bajden nuk bëri asgjë për ta ndaluar atë. Në fakt, mendoj se ai e inkurajoi Rusinë të hyjë brenda. Ashtu si Izraeli nuk do të ishte pushtuar kurrë në një milion vjet nga Hamasi. Nuk do të lejoja askënd. Kjo është arsyeja pse ju nuk keni pasur terror fare gjatë administratës sime. Bajden është bërë si një palestinez, por ata nuk e pëlqejnë atë sepse ai është një palestinez shumë i keq. Ai është i dobët.”
Biden u përqendrua në sulmet ndaj Trumpit duke përmendur gjyqin në Nju Jork, në të cilin ai u shpall fajtor për fshehjen e pagesave për aktoren e filmave pornografikë. Nga ana tjetër, Tramp i përmendi gjyqin ndaj djalit të Biden, fajtor për blerjen e një arme mbi historinë e përdorimit të drogës.
BIDEN-” Asnjë president nuk ka folur kështu më parë. Krimet për të cilat akuzohesh ende. Dhe mendo për të gjitha dënimet civile që ke. Për sa miliarda dollarë zotëroni dënime civile? Për ngacmimin e një gruaje në publik? Për të bërë një sërë gjërash. Dua të them, për çfarë po flet? Ju keni moralin e një maceje rrugice.”
TRUMP-“Nuk kam bërë ato çfarë akuzohem. Kjo çështje do të apelohet dhe do të fitohet. Gjykatësit, prokurorët ishin të gjithë demokratë të rangut të lartë të emëruar njerëz dhe si civil ashtu edhe kriminel. Ai në thelb shkoi pas kundërshtarit të tij politik.”
Ish presidenti, Trump, u pyet 3 herë nëse do të pranonte rezultatin e zgjedhjeve të këtij nëntori, duke sinjalizuar se mund të përsërisë trazirat e 6 janarit, ku tentoi përmbysjen e humbjes me dhunë, në Kapitol. Disa zyrtarë demokratë shprehën shqetësime për performancën e lëkundur të presidentit Biden në disa raste, teksa Trump sipas tyre gënjente dhe devijonte pyetjet. Megjithatë, sipas sondazhit të CNN, Trump del fitues me 67 përqind të spektatorëve që vlerësuan se republikani performoi më mirë. Debati i ardhshëm mes Presidentit Biden dhe ish Presidentit Trump do të mbahet më 10 shtator.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)