Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Migrationsverket ka shkurtuar kohën e procesit të aplikimeve pasi ka ndërtuar një metodë të re për profesione të kualifikuar – dhe kjo nuk vlen vetëm për punët që përfshihen në këtë nismë, por edhe për grupe të tjera.
“Jemi të lumtur që nismat kanë pasur efekt dhe që mund t’i ofrojmë një shërbim dhe një metodë që kontribuon në forcimin e konkurrueshmërisë së Suedisë,” tha drejtorja e përgjithshme Maria Mindhammar. Migrationsverket ka marrë urdhër nga qeveria për të promovuar rekrutimin e fuqisë së punës së kualifikuar. Në janar 2024, agjencia lançoi një metodë të re të shërbimit për punëdhënësit që rekrutojnë fuqi të punës së kualifikuar, me qëllim që ata që paraqesin një aplikim të plotë të marrin një vendim brenda 30 ditëve.
“Koha mesatare e procesit për rastet e përfunduara ka qëne nën 30 ditë, gjatë kësaj periudhene kemi mare vendime dhe për rastet që nuk përfshihen në nismën,” tha zëvendës-drejtori i rajonit, Ulrika Ekebjär.
Metoda e re fokusohet në ofrimin e një shërbimi të rëndësishëm dhe thjeshtësuar të aplikimit. Migrationsverket ofron informacion të personalizuar dhe ndihmë për të siguruar që punëdhënësit të paraqesin aplikime të plotë nga fillimi. Koncepti i “fuqisë së punës së kualifikuar ” përfshin pozita udhëheqëse dhe punë me kërkesa për kompetenca universitare. Kartela e blu e BE-së, hulumtuesit dhe lejet ICT (transferet ndërkorporatë) përfshihen gjithashtu në nismë. Koha mesatare e procesit për rastet e përfunduara që përfshijnë këtë angazhim do meret nje vendim brenda 30 ditësh.
“Për të gjitha llojet e tjera të aplikimeve për leje pune, synohet që vendimet të merren brenda katër muajve, një kohë e caktuar nga rregullat aktuale. Por kjo kërkohet që aplikimi të jetë i saktë dhe i plotë që nga fillimi – plotësimet qe me raste shkaktojnë vonesa në fillimin dhe me pas ne vlerisimin e tyre.”
Kërkesa për aplikim të plotë është e rëndësishme, sidomos per industritë, ku ne aplikimet shpesh mungone shume informacion vendimtar. Grupi “me hetim të detajuar” përfshin fusha si pastrimi, restorantet dhe ndërtimi.
“Në këto fusha të shpallura, kërkohen kritere të forta. Nevojitet hetim i thellë dhe i detajuar për të parandaluar mashtrime, abuzime dhe eksploatim të punonjësve,” tha Ulrika Ekebjär.
Koha mesatare e procesit për rastet e plotë që nuk janë as kualifikuar me shkolle të lartë dhe as të përfshira në industritë “me hetim të thellë dhe detajuar” ka qëne në 35 ditë gjatë periudhës prej shkurtit deri në maj.
“Vërtet dëshirojmë të rrisim përqindjen e rasteve që janë të plota nga fillimi i aplikimit, edhe kur bëhet fjalë për aplikime që nuk përfshihen në nismën për profesione të kualifikuar me shkolle të lartë,” tha Ulrika Ekebjär.
Written by: admin
Post comments (0)