Shqiperi & Kosove

Një vit që nga sulmi terrorist në Banjskë, në veri të Kosovës

todaySeptember 24, 2024 9 2 1

Background
share close

Një vit që nga sulmi terrorist në Banjskë, në veri të Kosovës, ku u vra rreshteri i policisë, Afrim Bunjaku. Në nderim të sakrificës së rreshterit të vrarë, krerët e shtetit dhe ambasadorë të huaj në Kosovë kryen homazhe në varreza. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën përgjegjëse Serbinë për aktin terrorist dhe kërkon përkrahjen e ndërkombëtarëve për mbajtjen e përgjegjësisë. Kryetari i kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cilësuan rreshterin e rënë, hero të Kosovës dhe të shqiptarëve. Në homazhe ka marrë pjesë edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Xhefri Hovenier, i cili tha se Shtetet e Bashkuara përsërisin thirrjet dhe presin që kryerësit dhe të gjithë të përfshirët në këtë krim të tmerrshëm të mbahen përgjegjës. BE-ja pret nga Serbia të bashkëpunojë plotësisht dhe t’i sjellë shpejt para drejtësisë kryesit e sulmit të dhunshëm. Ndërkohë, Ambasada e Gjermanisë shkroi se Millan Radoiçiq, fajtori i dyshuar për këtë krim, edhe pse e ka pranuar përgjegjësinë, është ende i lirë në Serbi. Kjo, sipas tyre, minon paqen në rajon. Nga ana tjetër, Serbia i ka mohuar akuzat për përgjegjësi të sulmit. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi më 13 shtator se autoritetet serbe po e hetojnë sulmin në Banjskë. Gjatë përleshjeve që pasuan më 24 shtator të 2023, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, u vranë edhe tre sulmues serbë. Në fillim të këtij muaji, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë në të cilën, Radoiçiq cilësohet si “kreu i grupit terrorist”, pasi ai mori përgjegjësinë për sulmin.

Burimi i fotografisë: shqiptarja . com

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%