Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) alarmon qeveritë. Duhani, alkooli, ushqimet e përpunuara dhe lëndët djegëse fosile vrasin 2.7 milionë njerëz në vit në Europë, sipas OBSH. Organizata u ka bërë thirrje qeverive të vendosin rregulla më të ashpra për produktet që dëmtojnë shëndetin.
Sipas raportit të organizatës, duhani, lëndët djegëse fosile, ushqimet e përpunuara dhe alkooli janë përgjegjës për më shumë se 7,400 vdekje çdo ditë në 53 shtetet e Evropës.
Shifrat pasojnë një studim të vitit 2023, i cili zbuloi se alkooli, duhani, ushqimet dhe pijet e përpunuara dhe lëndët djegëse fosile shkaktuan 19 milionë vdekje në vit globalisht, ose 34% të të gjitha vdekjeve.
Duhani shkakton më shumë se 1 milion vdekje në vit, 10% e të gjitha vdekjeve në Evropë.
Sipas vlerësimit të OBSH-së, gati 600,000 persona vdesin çdo vit nga lëndët djegëse fosile, ndërsa alkooli shkakton më shumë se 400,000 vdekje në vit. Dhe më shumë se 350,000 njerëz vdesin çdo vit nga konsumimi i tepërt i mishit të përpunuar, pijeve me sheqer dhe ushqimeve të yndyrshme dhe të kripura.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)