Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
OKB do të shtojë Izraelin dhe Hamasin në listën e shkelësve të të drejtave të fëmijëve. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, përpilon çdo vit një listë të shteteve, veprimet e të cilave kërcënojnë fëmijët. Në listë janë përfshirë edhe grupe të Mianmarit dhe Rusisë, për shkak të luftës së paprovokuar në Ukrainë. Guterres e dërgon listën në Këshillin e Sigurimit dhe ky trup më pas vendos nëse do të marrë masa. Shtetet e Bashkuara janë një prej vendeve të përhershme në Këshill, të cilat hezitojnë të veprojnë kundër Izraelit. Gjithashtu, ulëse të përhershme ka edhe Rusia. Ndaj Rusisë nuk është marrë asnjë veprim, kur OKB-ja vendosi forca ruse në listën e zezë vitin e kaluar, për sulme në shkolla dhe vrasjen e të rinjve. Ambasadori palestinez në Kombet e Bashkuara ka thënë se shtimi i izraelit në “listën e turpit’ nuk do të kthejë mbrapsht mijëra fëmijë të vrarë, megjithatë është një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur sipas tij. Nga ana tjetër, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se “OKB-ja e ka vendosur vetë veten në listën e zezë të historisë”.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)