Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Ndërkohë që trupat izraelite kanë përparuar në Rafah, Kombet e Bashkuara pezulluan shpërndarjen e ushqimeve në qytetin jugor të Gazës, Rafah, për shkak të mungesës së furnizimeve dhe situatës së paqëndrueshme të sigurisë, shkaktuar nga zgjerimi i operacionit ushtarak të Izraelit. Gjatë dy javëve të fundit, qindra mijëra njerëz janë larguar nga Rafah, duke kërkuar strehim në kampe të reja ose duke u mbledhur në zonat tashmë të shkatërruara nga ofensivat e mëparshme izraelite. Rreth 400,000 njerëz mendohet se janë ende në Rafah. Marrja e ndihmave për civilët e zhvendosur është penguar nga pikë-kalimet e mbyllura, si dhe nga problemet me platformën e re lundruese të ushtrisë amerikane, që synonte të ofronte një rrugë alternative detare për të futur ndihmat në Gaza.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)