Shqiperi & Kosove

OPOZITA SHQIPTARE VAZHDON AKTET E “MOSBINDJES CIVILE”

todayOctober 29, 2024 5

Background
share close

Opozita shqiptare do të mbajë aktin e radhës së “mosbindjes civile”, kundër qeverisë së kryeministrit Rama dhe kërkesës së saj që në zgjedhjet e ardhshme të shkohet me një qeveri teknike. Pas incidenteve në Kuvend, djegies së karrigeve, protestës me molotov ndaj institucioneve dhe asaj me pankarta në duar në dyert e Parlamentit Evropian, akti i radhës i opozitës këtë herë është bllokimi i akseve rrugore kryesore në vend, duke filluar nga ora 17:00. Opozita ka paralajmëruar bllokim të akseve rrugore në kryeqytet dhe në rreth rrotullimet e qyteteve të tjera, të afërta me Tiranën. Policia e Shqipërisë ka njoftuar se bllokimi i akseve rrugore është vepër penale. Për mbarëvajtjen e tubimit do të angazhohen rreth 1200 forca policore, të shpërndara në disa qytete. Kreu i demokratëve, Sali Berisha, në protestën e tij të radhës nga dritarja e shtëpisë iu kërkoi shqiptarëve të ngrihen në këmbë për të shprehur zemërimin e tyre ndaj qeverisë. “Opozita shqiptare në mbarë vendin hidhet e tëra në betejë, merr Shqipërinë në duart e saj!”, u shpreh Berisha.

 

Burimi i fotografisë: Top Channel

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%