Bota & Kuriozitete

Ora “Richard Mille”, pritet 4 milionë dollarë në ankand

todayMay 21, 2024 1

Background
share close

Një nga orët e rralla të koleksionit të Richard Mille pritet të shitet në ankand për 4 milionë dollarë. Shtëpia e ankandeve Christie’s në Nju Jork është shprehur se do të ofrojë orën e saj të rrallë, më të shtrenjtë ndonjëherë. Ora transparente Richard Mille, me një dizajn kompleks, e skeletizuar me kristale safiri, pritet të shitet deri në 4 milionë dollarë në ankand më datën 10 qershor. Sipas shtëpisë së ankandeve Christie’s, këto orë cilësohen si orë të rëndësishme me një cilësi të lartë, që përmbledhin trashëgiminë të pasur. Një tjetër orë e Richard Mille, me një kafkë diamanti, do të jetë e para e këtij lloji që do të sillet në ankand dhe pritet të marrë deri në 1 milion dollarë, sipas Christie’s. Në ankand do të dalin gjithashtu orë të tjera të rralla, që dikur i përkisnin një ish-presidenti amerikan dhe një astronauti të NASA-s. Orët e zgjedhura do të ekspozohen në Hong Kong nga data 24 deri më 26 maj para se të kthehen në Nju Jork, ku do të ekspozohen nga data 6 deri më 10 qershor.

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%