Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Nga data 17 qershor 2025, të gjithë të huajt që kërkojnë leje pune në Suedi duhet të kenë një pagë mujore të paktën 29 680 korona suedeze. Kjo vjen pas përditësimit të pagës mesatare nga Enti Suedez i Statistikave (SCB), e cila tani është 37 100 SEK.
Sipas rregullave, për të marrë leje pune në Suedi duhet të kesh një të ardhur që të siguron një jetë të qëndrueshme. Ligji kërkon që paga jote të jetë të paktën 80% e pagës mesatare që SCB publikon çdo vit. Kjo është arsyeja pse niveli i ri është caktuar në 29 680 SEK.
Ky ndryshim vlen për të gjitha aplikimet që dorëzohen nga 17 qershori e tutje. Nëse ke dorëzuar aplikimin para kësaj date, atëherë do të merret parasysh paga mesatare që ka qenë në fuqi në atë kohë.
Ky ndryshim prek shumë punëtorë të huaj që duan të punojnë në Suedi dhe është pjesë e përpjekjeve për të siguruar kushte më të drejta dhe më të qarta për të gjithë.
Burimi:⬇️
Written by: admin
Post comments (0)