Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Koreja e Jugut thotë se marrëveshja e nënshkruar mes presidentit rus, Vladimir Putin dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un shkel rezolutat e OKB-së. Ministria e Jashtme e vendit e bëri komentin pasi Putin dhe Jong un nënshkruan traktatin e “partneritetit gjithëpërfshirës strategjik” pas bisedimeve të samitit të tyre në Penian. “Ne shprehim keqardhjen tonë që, pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura nga komuniteti ndërkombëtar, Rusia dhe Koreja e Veriut kanë nënshkruar një traktat gjithëpërfshirës të partneritetit strategjik dhe kanë përmendur hapur bashkëpunimin ushtarako-teknologjik, i cili shkel drejtpërdrejt rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha zëdhënësi i ministrisë. Ai shtoi se Koreja e Jugut do t’i përgjigjet ashpër çdo veprimi që kërcënon sigurinë e vendit duke punuar me komunitetin ndërkombëtar, duke përfshirë aleatët tanë dhe vendet mike.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)