Bota & Kuriozitete

Pas stuhisë diellore, dritat e veriut mrekulli në qiell

todayMay 12, 2024 10

Background
share close

Aurora boreale ndriçuan qiellin në një pjesë të kontinentit europian, duke krijuar skena mahnitëse që rrallë shihen në këto zona të tij. Dritat e veriut, sikurse njihen ndryshe, u panë mbi Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Zvicrën dhe shumë vende të tjera. Një fenomen jo dhe aq i pazakontë ky, sipas ekspertëve të NOAA-s, Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA-së.  Aurora krijohet kur elektronet e erës diellore përplasen me atomet e shtresave të sipërme të atmosferës në një lartësi prej 80-150 km. Në hemisferën veriore, shumica e këtij aktiviteti zhvillohet brenda një brezi të njohur si aurora ovale, e cila mbulon gjerësi gjeografike midis 60 dhe 75 gradë.

Është e gjitha pjesë e aktivitetit diellor që rritet ndërsa Dielli i afrohet pikut të ciklit të tij 11-vjeçar, thotë “The Guardian”. Aktivitete të tilla në qiell, nga sa shpjegoi dhe NASA, nuk përbënin një kërcënim serioz për shtatë astronautët në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Shqetësimi më i madh ishte rritja e niveleve të rrezatimit dhe ekuipazhi mund të lëvizte në një pjesë më të mbrojtur të stacionit nëse ishte e nevojshme, theksuan drejtues të saj. Sipas NOAA-s, dritat në qiell janë parë deri në Alabama dhe në veri të Kalifornisë.

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%