Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Një pendë e vetme e zogut Huia të Zelandës së Re, specie e zhdukur, është shitur në ankand me një çmim rekord prej rreth 26,224 euro. Zogu Huia ishte i shenjtë për popullin Maori. Zogu i fundit që është parë ka qenë në vitin 1907, sipas Muzeut të Zelandës së Re. Huia ishte një zog këngëtar i vogël i familjes së zogjve në Zelandën e Re dhe ishte i njohur për aftësitë e tij të kërcimit dhe pendën e bukur, i cili dallohet për majën e bardhë përgjatë skajit. Penda e shitur në ankand ishte në gjendje të mrekullueshme, ende shkëlqen dhe nuk ka dëmtime, sipas shtëpisë së ankandeve. Shtëpia e ankandeve e ka kornizuar pendën me një xham mbrojtës UV dhe me letër arkivore, që do të thotë se do të ketë një jetëgjatësi të pafundme.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)