Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Pentagoni tha se Rusia “ka gjasa” që ka dislokuar një armë anti satelitore në hapësirë. Por, ky pretendim i SHBA-së është hedhur poshtë menjëherë nga Moska. Zëdhënësi i Pentagonit, Patrick Ryder, gjatë një konference për media, tha se një armë e re hapësinore u lançua pesë ditë më herët në orbitën e njëjtë ku gjendet një satelit i Qeverisë amerikane. Ai shtoi se vlerësimet e Pentagonit “tregojnë karakteristika të mëtejme që ngjasojnë me ngarkesa anti hapësinore të dislokuara më 2019 dhe 2022”. Nga ana tjetër, zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, mohoi këtë deklaratë, duke e cilësuar si “informacion të rremë nga Uashingtoni”, duke thënë se Rusia është kundër vendosjes së pajisjeve sulmuese në orbitën e Tokës.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)