Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, u zotua se do të vazhdojë dërgimin e armëve amerikane në Ukrainë, ndërkohë që Kievi është duke u përballur me një nga momentet e tij më të vështira. Ndërkohë që Rusia po sulmon rajonin e Kharkivit, Ukraina gjithashtu ka filluar një sulm të madh në Gadishullin e Krimesë, të pushtuar nga Rusia. Bëhet e ditur se Austin dhe rreth 50 liderë të mbrojtjes nga Evropa dhe e gjithë bota u takuan së fundmi për të koordinuar më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën.
“Ne po takohemi në një moment sfide,” tha Austin, duke vënë në dukje se sulmi i ri i Rusisë në Kharkiv tregoi pse angazhimi i vazhdueshëm nga vendet ishte jetik për të vazhduar.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)