Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
Skandialbradio Skandi Alb Radio
Presioni për të qenë një nënë perfekte po ndikon negativisht në shëndetin mendor të shumë nënave të brezit të mijëvjeçarit (millennials). Sipas gazetës britanike The Independent, pritshmëritë e larta dhe këshillat e shumta në rrjetet sociale po ua vështirësojnë gjithnjë e më shumë jetën nënave.
Në rrjetet sociale publikohen vazhdimisht këshilla për çdo aspekt të rritjes së fëmijëve, që nga gjumi dhe ushqimi, deri te edukimi dhe mënyra e prindërimit. Përballë gjithë këtij informacioni, shumë nëna ndihen nën presion për të bërë gjithçka në mënyrën më të mirë të mundshme. Ndërkohë, kërkesat dhe pritshmëritë ndaj tyre për të përballuar çdo përgjegjësi janë më të larta se kurrë më parë.
Për këtë problem ka folur edhe trajnerja e prindërimit Laura Guckian, e cila thekson se përpjekja për të qenë një nënë perfekte po i çon shumë gra drejt lodhjes së thellë fizike dhe mendore.
“Shumë nëna përpiqen të jenë perfekte, por në vend të kësaj përfundojnë të rraskapitura dhe ndihen sikur nuk janë mjaftueshëm të mira. Në fund, rrezikojnë të dëmtojnë si shëndetin e tyre mendor, ashtu edhe atë fizik”, shprehet Guckian për The Independent.
Ajo u bën thirrje nënave që të mos përpiqen të arrijnë përsosmërinë dhe të mos e krahasojnë veten me gratë e tjera. Sipas saj, çdo familje ka nevojat dhe mënyrën e vet të jetesës, ndaj nënat duhet të përqendrohen te ajo që funksionon më mirë për familjen e tyre.
Njëkohësisht, Guckian thekson se nënat duhet t’i kushtojnë më shumë rëndësi edhe vetes dhe mirëqenies së tyre, në vend që të përpiqen vazhdimisht të përmbushin pritshmëritë e të tjerëve.
Burimi:Independent
Link: https://www.the-independent.com/life-style/millennial-mums-burnout-social-media-b3079268.html
Written by: admin