Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Dy grupe të ndryshme të protestuesve, pro-palestinezë dhe pro-izraelit, janë përplasur me grushte, shkopinj e shqelma më 1 maj në kampusin e Universitetit të Kalifornisë, në Los Anxhelos (UCLA). Pas disa orësh përleshjesh midis këtyre dy grupeve, policia ndërhyri për t’i ndarë grupet dhe për të shuar dhunën. Përleshjet në UCLA u zhvilluan rreth një kampi të ngritur nga protestuesit pro-palestinezë, të cilët vendosën barrikada, ndërsa kundërprotestuesit u përpoqën t’i rrëzonin ato. Disa protestues hodhën karrige dhe në një moment një grup njerëzish u grumbullua mbi një person që ishte shtrirë në tokë, duke e shkelmuar dhe rrahur me shkopinj. Ende nuk dihet numri i personave të lënduar gjatë këtyre përleshjeve.
Vetëm disa orë më parë, policia kishte ndërhyrë edhe në një tjetër kampus universitar në SHBA, për t’i shpërndarë protestuesit pro-palestinezë që ishin izoluar brenda një ndërtese në Universitetin e Kolumbias. Policia ka qenë më aktive nëpër kampuset në të gjithë SHBA gjatë dy javëve të fundit, pas protestave që u bënin thirrje universiteteve të ndalojnë së bëri biznes me Izraelin ose kompanitë që mbështesin luftën në Gazë. Ka pasur konfrontime dhe më shumë se 1.000 arrestime të studentëve protestues.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)