Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Të paktën pesë persona kanë vdekur dhe 33 të tjerë u plagosën nga një tornado që goditi Guangzhou, një qytet me 19 milionë banorë në Kinën jugore. Sipas autoriteteve kineze 141 ndërtesa fabrike u dëmtuan, ndërsa sipas një vlerësimi paraprak tornado ishte në intensitetin e nivelit të tretë, dy nën nivelin më të lartë. Tornado pason shira të dendur që prej shumë ditësh kanë goditur Kinën jugore, duke shkaktuar përmbytje vdekjeprurëse dhe duke kërcënuar jetën e dhjetëra miliona njerëzve, ndërsa ekipet e shpëtimit punojnë për të evakuuar banorët e bllokuar nga rritja e nivelit të ujërave. Një artikull shkencor në vitin 2015 zbuloi se Kina ka mesatarisht më pak se 100 tornado në vit dhe se të paktën 1,772 njerëz kishin vdekur nga tornadot në vend në 50 vitet që nga viti 1961.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)