Bota & Kuriozitete

Pesë të plagosur me thikë në qendër të Amsterdamit

todayMarch 27, 2025 9

Background
share close

Pesë persona janë plagosur me thikë në sheshin Dam, një zonë shumë e vizituar nga turistët, në qendër të Amsterdamit. Policia ka njoftuar se nuk dihen ende arsyet ose motivet e sulmit dhe hetimi është ende në zhvillim.

Një numër i madh policësh dhe ambulancash janë dërguar në vendngjarje, ndërsa sheshi dhe rrugët përreth janë bllokuar. Një helikopter i shërbimit të urgjencës ka ateruar gjithashtu në shesh.

Dëshmitarët kanë thënë se kanë parë shumë njerëz të plagosur, por nuk kanë dhënë një numër të saktë. Policia tha se ka marrë një raport për një grabitje në të njëjtën kohë, por ende nuk është konfirmuar nëse ka ndonjë lidhje me sulmin.

Një person është arrestuar nga policia si i dyshuar për këtë ngjarje.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%