Bota & Kuriozitete

PIKTURA E LEONORA CARRINGTON, ÇMIMIN REKORD NË ANKAND

todayMay 17, 2024 1

Background
share close

Piktura “Les Distractions de Dagobert” e piktores surrealiste Leonora Carrington u shit në ankand me një vlerë rekord prej 28.5 milionë dollarësh. Shtëpia e ankandeve, Sotheby’s ka njoftuar se kjo pikturë është tani vepra më e shtrenjtë e një artisteje femër të lindur në Mbretërinë e Bashkuar e shitur ndonjëherë në ankand. Piktura u ble nga një biznesmen argjentinas Kostantini, themelues i Muzeut të Artit të Amerikës Latine në Buenos Aires, në ankandin e Sotheby’s në Nju Jork. Kostantini e kishte kërkuar veprën 30 vjet më parë, por ajo u ble nga një koleksionist tjetër. Për veprën, Carrington është frymëzuar nga jeta e sundimtarit frank Dagobert, i cili jetoi në shekullin e shtatë. Ai tregon vullkanet e zhdukura, një liqen zjarri që përfshin një idhull të përmbysur dhe një botë ujore ku një gjigant me kokë të dyfishtë kafshësh mban një peshk me fytyrë njeriu.

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%