Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Vendimi i Donald Trump për të vendosur taksa të larta ka shkaktuar kaos në tregtinë botërore, por edhe ka hapur një “mundësi të artë” për euron, shkruan The Telegraph.
Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, thotë se kjo është një mundësi e shkëlqyer për Europën. Ajo shpreson që euroja të zëvendësojë dollarin si valuta kryesore rezervë në botë, por disa ekspertë nuk janë dakord me këtë mendim.
Pavarësisht se Trump po kërcënon me tarifa prej 50% ndaj Bashkimit Evropian, ai mund t’i ketë dhënë euros një shans historik për të marrë vendin e dollarit, thotë The Telegraph.
Në një fjalim të fundit, Lagarde tha se momentet e trazuara mund të sjellin edhe mundësi. Sipas saj, kjo është koha që Europa të marrë më shumë kontroll mbi të ardhmen e saj.
Ajo kujtoi se një shekull më parë, paundi britanik humbi statusin e vet si valuta kryesore globale, kur dollari amerikan mori vendin e tij. Tani, me ndryshimet globale që po ndodhin për shkak të politikave të Trumpit, ajo sheh një mundësi të ngjashme për euron.
Euroja fiton terren
Sipas Lagarde, vendimi i Trump për të vendosur taksa edhe ndaj vendeve aleate ka ulur besimin në sistemin aktual ku dollari ka qenë valuta standarde për tregtinë botërore për dekada.
Që kur Trump mori detyrën, euro është forcuar me nëntë për qind kundrejt dollarit.
Ekonomisti Dean Turner thotë se për shkak të pasigurisë politike, investitorët po rishikojnë varësinë e tyre nga dollari, dhe kjo mund të favorizojë valutën evropiane.
“Euro është alternativa më e qëndrueshme dhe më e lehtë për t’u përdorur pas dollarit,” thotë ai.
Një rol më i madh për euron do të ulte kostot e huamarrjes, do të forconte ekonomitë evropiane dhe do ta mbronte kontinentin nga goditjet në tregjet financiare ose nga presionet politike si sanksionet, thekson Lagarde.
Jo aq e lehtë sa duket
Megjithatë, disa ekspertë paralajmërojnë se ky vizion nuk është i lehtë për t’u realizuar.
Bilal Hafeez, drejtor i kompanisë së analizave MacroHive, kujton se fuqia e dollarit nuk erdhi vetëm nga ekonomia amerikane, por edhe nga roli i saj si “polici i botës”.
“SHBA ofroi mbrojtje ushtarake për vende të tjera. Japonia, për shembull, mori garanci sigurie nga Amerika dhe në këmbim hyri në sistemin financiar amerikan,” shpjegon ai. “A është Evropa gati të ofrojë mbrojtje ushtarake për vende jashtë kontinentit?”
Dean Turner shton se të jesh valuta kryesore e botës ka edhe pasoja.
“Euro do të bëhej më e fortë krahasuar me valutat e tjera, dhe kjo do ta vështirësonte eksportin për vendet e eurozonës që varen shumë nga tregtia,” thotë ai.
Written by: admin
Post comments (0)