Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Platforma Tik Tok do të bllokohet për 1 vit për shkollat në Shqipëri. Lajmin e bëri të ditur ministrja e arsimit, Ogerta Manastirliu dhe kryeministri Edi Rama në takimin me prindërit dhe mësuesit, ku u prezantua plani i ri për sigurinë në shkolla. Sipas kryeministri Edi Rama, tragjedia u bë shkak që të vihej në lëvizje një shoqëri e tërë, duke iu referuar vrasjes së një nxënësi 14 vjeçar nga bashkëmoshatari i tij. Përveç bllokimit të platformës së Tiktokut, kryeministri bëri të ditur se po punohet për një program që fëmijët e shtruar në spital të bëjnë mësim, për një program ku fëmijët do të jenë më të afruar me jetën reale. Rama informoi se po punohet për planin e fermës në shkolla, ku siç tha, fëmijët do të mësojnë se “domaten nuk e prodhon TikTok-u”. Ndërsa, ministrja e Arsimit bëri të ditur se do të vendosen kamera inteligjente në shkolla, duke siguruar monitorim më efektiv. Ndër masat shtesë të sigurisë, ministrja përmendi edhe monitorim të telefonave celularë gjatë orëve mësimore dhe mekanizma për rastet e bullizmit dhe bullizmit kibernetik.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)