Ambasada e Shqipërisë në Suedi në intervistë për Scandinavian Albania Radio “Mes dy botëve”

todayNovember 22, 2026 8

Background
share close

Në emisionin “Mes dy botëve”, në Scandinavian Albania Radio, me moderator Asdren Gashi, i ftuar ishte Z. Eno Çollaku, diplomat pranë Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Suedi.

Gjatë intervistës u trajtuan tema me rëndësi të veçantë për komunitetin shqiptar në Suedi, duke përfshirë shërbimet konsullore, pajisjen dhe rinovimin e pasaportave, dokumentet e identifikimit, ndihmën për qytetarët në raste emergjente, si dhe komunikimin e Ambasadës me bashkatdhetarët.

Gjithashtu, u diskutua për bashkëpunimin me shoqatat shqiptare, organizimin e aktiviteteve kulturore dhe kombëtare, marrëdhëniet me Ambasadën e Kosovës, si dhe arritjet dhe sfidat e Ambasadës në shërbim të qytetarëve shqiptarë.

Me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Suedi përcjell urimet më të përzemërta për të gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen!

Ju ftojmë të ndiqni intervistën e plotë në emisionin “Mes dy botëve”.

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP