Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Sot kemi kënaqësinë të kemi një artist të përkushtuar dhe një emër të njohur në fushën e koreografisë dhe vallëzimit shqiptar Euklid Cakrani. Një profesionist me një rrugëtim të pasur artistik, i diplomuar në Akademinë e Arteve në Tiranë për Koreografi, i cili prej vitesh ka kontribuar me pasion në skenën shqiptare dhe më gjerë. Sot, ai vazhdon të mbajë gjallë traditën tonë përmes grupit të tij “Albanian FolkGroup Tradita” në Suedi.