Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Kemi kënaqësinë të prezantojmë një grup të veçantë që mban gjallë traditën dhe shpirtin e këngës labe edhe pse larg atdheut. Grupi “Kënga Labe”, i krijuar në Stockholm të Suedisë, prej disa vitesh është bërë një zë i rëndësishëm i kulturës sonë në diasporë.
Anëtarët e këtij grupi vijnë nga zona të ndryshme të Labërisë dhe janë bashkuar nga dashuria për këngën polifonike, duke sjellë emocione, kujtime dhe identitet në çdo interpretim të tyre. Ju ftojmë te dëgjoni Podcast-in.